“Shtypshkronja e Letrave me Vlerë” sh.a u themelua më 01/09/2008, si Shoqëri Aksionere me një Aksioner, i cili është Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Vendimi me numër 1497 i datës 19.11.2008 i ndryshuar me vendimin numër 393 datë 18.06.2014.

Objekti i Veprimtarisë–  Shtypshkrimi i të gjitha llojeve të biletave, biletave të llotarise, faturave dhe formularëve qe kanë të gjitha numër serie dhe që shërbejnë për tu konvertuar në para, si dhe biletat e transportit rrugor të udhëtareve, kinemave, teatrove etj; Shtypshkrimi i të gjitha biletave të llotarive; Shtypshkrimi i të gjitha llojeve të formularëve me numër serie; Shtypshkrimi i të gjitha llojeve të faturave me numër serie; Shtypshkrimi i pullave fiskale të të gjitha llojeve dhe pullave të tjera me numer serie; Shoqëria mundet të realizoje çdo lloj operacioni financiar apo tregtar që lidhet direkt apo indirekt me objektin e saj, brenda limiteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.