Mesazhi i Administratorit të ‘Shtypshkronjes Së Letrave Me Vlerë’ sh.a:

Të nderuar miq!

Kam kënaqësinë që nëpërmjet faqes tonë zyrtare të sjell tek Ju informacionin e nevojshëm për veprimtarinë e Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë  – SHLV

SHLV është një shoqëri aksionere shtetërore, e cila është e kualifikuar në ofrimin e shërbimeve të një game shumë te gjerë në fushën e shtypshkrimeve.

Në kushtet kur hapësira e shtypshkrimeve është nga më të ndryshmet, SHLV si ndër shoqëritë e para në këtë fushë në Shqipëri, ofron sigurinë, profesionalizmin, cilësinë si dhe shpejtësinë në realizimin e tyre.

Këtë mision, SHLV, e ka filluar veprimtarinë e saj qe në vitin 1950, ku përmirësimet në strukturë, filozofi dhe menazhim që ju bë shoqërisë në vitin 2008, si dhe me rifreskimin e teknologjisë në çdo kohë e bën SHLV—n të përfaqësohet sot me një imazh të ri e rezultate mjaft pozitive në këtë treg.

Që nga momenti i marrjes së titullit si Administrator, qëllimi im është ngritja dhe bashkëpunimi i SHLV me sa më shumë operatorë si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat ku cilësia, siguria, profesionalizmi në çdo bashkëpunim të jetë në standardet më të larta.

Nëpërmjet faqes tonë web, e përditësuar, ne do të mundohemi t’ju vijmë në ndihmë duke ju dhënë informacion për produktet që ofron shoqëria SHLV, dhe duke qenë i hapur për këdo që kërkon bashkëpunim me shoqërinë tonë.

Sinqerisht,

Besmir Hysa