Këshilli Mbikëqyrës përbëhet nga 6 (gjashtë) anëtarë të cilët emërohen nga Asambleja e Përgjithshme.

Kompetencat e Këshillit Mbikëqyrës:

Këshilli Mbikëqyrës  emëron dhe shkarkon Administratorin e shoqërisë. Këshilli Mbikëqyrës  në cilësinë e organit mbikëqyrës, këqyr vënien në zbatim të Politikave tregtare të shoqërisë dhe përputhjen e tyre me ligjin dhe statutin.

Ai ka në kompetencë:

  • të kontrollojë e të mbikëqyre zbatimin e politikave tregtare të shoqërisë nga administratori;
  • të përgatisë, me kërkesë të Asamblesë së Përgjithshme, marrjen e masave, që janë në kompetencë të kësaj të fundit, t’i rekomandojë asaj vendime të nevojshme për t’u marrë, si dhe të zbatojë vendimet e asamblesë;
  • të thërrasë mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme, sa herë vlerësohet e nevojshme për interesat e shoqërisë;
  • të kujdeset që shoqëria të respektojë ligjin dhe standardet e kontabilitetit;
  • të shqyrtojë e të kontrollojë librat kontabël, dokumentet dhe aktivet e shoqërisë;
  • të sigurojë se pasqyrat financiare vjetore, raportet e ecurisë së veprimtarisë, si dhe detyrimet e tjera të raportimit e publikimit, të detyrueshme në bazë të ligjit apo statutit, të kryhen me saktësi nga Administratori.  Këto dokumente duhet të miratohen e të nënshkruhen nga të gjithë anëtarët e Këshilli Mbikëqyrës për t’iu paraqitur Asamblesë së Përgjithshme, së bashku me një raport të Këshillit Mbikëqyrës miratim dhe një përshkrim për mbikëqyrjen e menazhimit gjatë të gjithë vitit financiar;
  • të sigurojë se auditimi i librave dhe i regjistrimeve kontabël të kryhet të paktën një herë në vit nga një ekspert kontabël i autorizuar, i pavarur dhe raporti i auditimit drejtuar Asamblesë së Përgjithshme, t’iu vihet në dispozicion të gjithë anëtarëve të Këshillit te Mbikqyrës dhe Administratorit.