SHPALLJE VENDI VAKANT PUNE (PROVIZOR)

NË SHTYPSHKRONJËN E LETRAVE ME VLERË

Në zbatim të ligjit nr.9901, datë 14.04.2008 Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare, të ndryshuar, Rregullores së Brendshme të shoqërisë, Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, nevojën e punës pranë Drejtorisë Juridike si dhe për shkak të raportit të lindjes së specialistes së punësuar në këtë vend pune, njofton shpalljen e vendit të lirë të punës në pozicionin provizor Specialist/ Jurist pranë Drejtorisë Juridike:

Kriteret e aplikimit:

  1. Të jetë shtetas shqipëtar;
  2. Të ketë zotësi për të vepruar;
  3. Të ketë mbaruar arsimin e lartë dega Juridik;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që lejojnë kryerjen e detyrës;
  5. Të mos jetë i dënuar për vepra që lidhen me ushtrimin e detyrës;
  6. Të ketë eksperiencë të mëparshme pune (minimimi 1 vit);

Dokumentat që duhet dorëzuar:

  1. Id Kartë;
  2. CV;
  3. Raport mjeko – ligjor, i aftë për punë;
  4. Certifikate e gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti);
  5. Diplomë Univeristare + Listë notash;
  6. Certifikatë familjare;
  7. Vërtetim banimi;
  8. Librezë pune;
  9. Certifikata, dëshmi, specializime të tjera (nëse ka);

Kandidatët e interesuar të paraqesin dokumentacionin pranë ambjenteve të Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë brenda datës 14.01.2026 ora 16.00.