Sonila Hysi
ADMINISTRATORE
Zj. Sonila Hysi ëshë emëruar Administratore e SHLV prej muajit Korrik 2024. Zj. Hysi vjen nga një eksperiencë e gjatë drejtuese mbi 20 vjet, ku ka dhënë kontributin e saj në rritjen e kapaciteteve të institucioneve dhe realizimin e plote të objektivave të tyre.
Me një përvojë të spikatur në sektorin privat dhe administratën publike, nga viti 2009 -2014 ajo ka punuar në pozicione kyçe të menaxhimit financiar dhe kontabilitetit në kompani tregtare private. Në vitin 2014, Sonila iu bashkua Administratës Publike përmes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, duke mbajtur për një periudhë 4 vjecare pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë Mbështetëse të Zyrtarit Kombëtar Autorizues, përgjegjëse për manaxhimin finaciar dhe kontrollit të brendeshëm të Programeve të Bashkimit Evropian IPA dhe IPARD në Shqipëri. Gjatë drejtimit të saj, Shqipëra arriti të merrte akreditimin e Programit IPARD II dhe IPA II në manaxhim inidirekt.
Në vitin 2020, ajo u emërua Drejtoreshë Ekzekutive të Agjencisë Kombëtare të Diasporës (AKD), ku drejtonte strategjinë dhe menaxhimin operativ të agjencisë. Gjatë drejtimit të agjencisë, Zj. Hysi ka demonstruar aftësi të forta drejtuese, vendimmarrjen efektive, dhe menaxhimin e ekipeve dhe performancës së lartë.
Sa i përket arsimit profesional, Zj. Hysi është diplomuar në vitin 2009 nga “State University of New York/ Empire State College” në degën Finance. Më pas, në vitin 2012 përfundoi studimet Master Shkencor nga “Institut Universitaire Kurt Bösch (IUKB), Zvicër” në degën Administrim Biznesi. Aktualisht është kandidate për PhD në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski”.Zj. Hysi gjithashtu ka ndjekur një sërë kualifkimeshe dhe trajnimesh nga institucionet më prestigjioze, në vitin 2012 ka ndjekur kursin me temë “Programi Ekzekutiv për Rritjen Ekonomike Udhëheqëse” nga Shkolla e Biznesit Harvard; në vitin 2016 ka përfituar certificate me temë “Mikroekonomia e Konkurrenca” nga Harvard Kennedy; si dhe në vitin 2018 ka marrë pjesë një trajnim me temë “Administrata Publike dhe Aftësia e Administrimit” organizaur nga Ministria e Tregtisë e Republikës Popullore të Kinës.