PRODHIMI PULLAVE TË POSTËS SHQIPTARE

Travel Image

Me ndryshimet e fundit në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 1497, datë 19 nëntor 2008, objektivi ynë i veprimtarisë është zgjeruar më tej për të përfshirë prodhimin e pullave të postës shqiptare.

Ky ndryshim është formalizuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 373, datë 21 qershor 2023, i cili ka shtuar një tjetër gamë produktesh në veprimtarinë tonë.

Prodhimi i pullave të postës është një nga angazhimet tona më të reja dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm në zgjerimin e shërbimeve tona për administratën publike.