Roli dhe bashkëpunimi institucional i Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë Sh.A. është kyç për garantimin e cilësisë dhe sigurisë në prodhimin e dokumenteve zyrtare me rëndësi kombëtare. Si një institucion nën varësinë e Ministrisë së Financave, shtypshkronja bashkëpunon ngushtë me institucione të ndryshme qeveritare, përfshirë administratën tatimore dhe doganore, për të siguruar përputhshmërinë me standardet ligjore dhe teknologjike në prodhimin e dokumenteve të identifikimit, pullave fiskale, dhe materialeve të tjera me vlerë. Ky bashkëpunim institucional është thelbësor për të siguruar mbrojtjen nga falsifikimet, për të përmbushur kërkesat e tregut dhe për të garantuar transparencën në procese. Përmes koordinimit të vazhdueshëm me aktorë të ndryshëm, Shtypshkronja e Letrave me Vlerë kontribuon në përmirësimin e infrastrukturës institucionale dhe në rritjen e besueshmërisë së shërbimeve publike në vend.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
Është institucioni me volumin më të madh të shtypshkrimeve ku nëpërmjet dy kontratave konkretisht asaj të Transportit Rrugorë dhe Pullave të Taksave dhe Tarifave mbulon nevojat e operatorëve te ndryshëm privat. Indetitek Sh.a është ndërmarrja që meret me prodhimin e dokumenteve biometric e cila pranë shtypshkronjës bën të mundur shtypjen e kupunave të ndryshëm.
Instituti i Sigurimeve Shoqërore
Është institucioni që meret me administrimin e sigurimeve shoqërore dhe politikave të pensioneve. Pranë shtypshkronjës bën të mundur shtypshkrimin e një sër rregjistrave dhe formularëve te ndryshëm.
Drejtoria e Përgjitshme e Policisë
Është institucioni që siguron mbarvajtjen dhe rendin publik. Prej shumë vitesh bashkpunon me shtypshkronjën për prodhimin e Procesverbalëve të Konstatimit të Shkeljes.
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndtetësor
Është i vetmi institucion publik dhe autonom, i cili menaxhon dhe zhvillon skemën e sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Shqipëri. Kontrata që ata lidhin me shtypshronjën zë një pesh të konsiderueshme dhe bën të mundur furnzimin e tyre me kartela ose receta të ndryshme.
Ministria e Arsimit dhe Sportit
Është organi kompetent që meret me hartimin e politikave të arsimit dhe sportit. Falë bashkpunimit me shtypshkronjën bën të mundur shtypjen e Pullave te Librave.
Bashkia Tiranë
Është organ i qeverisjes vendore dhe një ndër bashkpuntorët me të ngusht të shtypshkronjës ku ndërmjet saj ose institucioneve të varësisë bën të mundur prodhimin e bileta, procesverbalëve, formularëve dhe akteve të ndryshme.
Drejtoria e Përgjitshme e Doganave Është institucioni përgjegjës për mbikëqyrjen e tregtisë ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë. Ndërmejt kontratës qe lidhin me shtypshkronjën bëjnë të mundur prodhimin e shtypshkrimeve të ndryshme si: Urdhër Skanim, Fletë Peshe dhe disa rregjistrave të ndryshëm.
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioni
Një ndër misonet e saj kyç ka administrimin e sistemit kulturor ne Shqipëri. Institucione ne varësi te saj ku bëjnë pjesë Qendra Muzeore , Drejtori Rajonale Kulture dhe Kala të ndryshme bëjnë të mundur shtypjen e biletave të ndryshme pranë shtypshkronjës.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit
Në varësi të Ministrisë së Bujqësisë është institucioni përgjegjës për mbikqyrjen e sigurisë ushqimore në Shqipëri. Nëpërmjet shtypshkronjës bën të mundur realizimin e shumë shtypshkrimeve si: Akte Kontrrolli, Procesverbale Inspektimi, Flete Laboratori etj.
Posta Shqitare
Me ndryshimet e fundit në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 1497, datë 19 nëntor 2008, objektivi ynë i veprimtarisë është zgjeruar më tej për të përfshirë prodhimin e pullave të postës shqiptare.Ky ndryshim është formalizuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 373, datë 21 qershor 2023, i cili ka shtuar një tjetër gamë produktesh në veprimtarinë tonë. Prodhimi i pullave të postës është një nga angazhimet tona më të reja dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm në zgjerimin e shërbimeve tona për administratën publike.